Futboll
Kosova, gati për katër ndeshjet e qershorit
Nisin përgatitjet
Përfaqësuesja e Kosovës i ka nisur përgatitjet për katër ndeshjet e muajit qershor për edicionin e ri në Ligën e Kombeve.
Nën udhëheqjen e përzgjedhësit Alain Giresse, paraditen e sotme (e premte) në temperatura goxha të larta, e kanë mbajtur seancën e parë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali. E aty do të zhvillojnë edhe seancën e pasdites në orën 17:30.
Në stërvitje kanë marrë pjesë 17 futbollistë, teksa pjesa tjetër do t’i bashkohet ekipit ndërkohë.
Stërvitja e parë kaloi pa ngarkesa të mëdha, kryesisht me ushtrime fizike, vrapime të lehta dhe lojë individuale me top, teksa te lojtarët dardanë vërehet disponim i mirë për nismë të mbarë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Lidhur me grumbullimin, formën e lojtarëve dhe pritjet e tij për ndeshjet e radhës, në orën 14:00 në konferencë për media do të paraqitet trajneri francez Giresse.
Kosova duelin e parë e zhvillon më 2 qershor si mysafire e Qipros, më pas dy ndeshje i luan në shtëpi kundër Greqisë (më 5 qershor) dhe kundër Irlandës së Veriut (më 9 qershor), teksa në fund si mysafire përballet me Greqinë (më 12 qershor).
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare Mashtruesit e internetit kanë hartuar një taktikë të re në Austri, duke përdorur email-e të rreme... -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës













