Lajme
Zvicra u bën thirrje prodhuesve të pijeve të reduktojnë sheqerin
Sheqeri i tepërt në pije që shiten në Zvicër
Qeveria po kërkon nga kompanitë që prodhojnë pije joalkoolike që t’i bëjnë ato më pak të ëmbla, pasi konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ketë efekte negative në shëndet, duke përfshirë një rrezik të shtuar të zhvillimit të diabetit, obezitetit ose sëmundjeve kardiovaskulare, njofton albinfo.ch.
Qëllimi i Këshillit Federal është të zvogëlojë përmbajtjen e sheqerit me një mesatare prej 10 për qind deri në vitin 2024.
Megjithatë “ulja e sheqerit nuk është aq e lehtë. Një model i tërë biznesi është në rrezik për prodhuesit e pijeve. Një cola me më pak sheqer nuk ka një shije të njëjtë me atë të bazuar në recetën origjinale – dhe ndoshta nuk shitet mirë”, sipas portalit të lajmeve Watson.
Qëllimi i qeverisë është të “mësojë konsumatorët me një shije më pak të ëmbël” në mënyrë që ata të mund të zgjedhin edhe versione më të shëndetshme të ushqimeve të tjera, vuri në dukje Watson. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












