Lajme
Rusët vazhdojnë të kalojnë pushimet në Zvicër
Edhe pse asnjë fluturim nga Rusia nuk është lejuar të ulej në Zvicër
Asnjë fluturim nga Rusia nuk është lejuar të ulej në Zvicër që nga vendosja e sanksioneve kundër Vladimir Putin në fund të shkurtit, një numër vizitorësh nga ai vend janë parë së fundmi në disa destinacione tradicionale turistike, përfshirë Zermatt, St. Moritz dhe të tjerë, njofton albinfo.ch.
Si arrijnë këta njerëz të vijnë në Zvicër?
Rezulton se agjencitë ruse të udhëtimit dhe turistët individualë anashkalojnë sanksionet zvicerane dhe evropiane duke fluturuar nga Rusia në Dubai ose Turqi, dhe më pas duke marrë një aeroplan prej andej për në Zvicër, sipas një raporti në Blick.
Njerëzit që rezervojnë fluturimet e tyre në këtë mënyrë janë të pasur, pasi shmangia e sanksioneve nuk është e lirë.
Blick llogariti se një pushim njëjavor për dy persona në Zvicër, duke përfshirë një fluturim vajtje-ardhje nga Rusia në Zvicër nëpërmjet Dubait ose Turqisë, kushton rreth 450,000 rubla (6,700 franga), ndërsa një pagë mesatare mujore në Rusi arrin në pak më shumë se 56,000 rubla – 828 franga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












