Lajme
BE pezullon disa rregulla për shkak të krizës financiare
Brukseli propozoi një pezullim të rregullave të BE-së për menaxhimin e borxhit publik dhe deficitit për një vit më shumë, deri në fund të 2023-shit, në një kohë pasigurish ekonomike dhe rënie të rritjes të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Rregullat e të ashtuquajturit Pakti i Rritjes dhe Stabilitetit janë pezulluar që nga nisja e pandemisë në 2020-n për t’u lejuar qeverive më shumë hapësirë për manovra për të luftuar kolapsin ekonomik.
Vende si Italia, me një borxh prej 160 për qind të GDP-së, ose Greqia që e ka mbi 200% nuk do të jenë në gjendje të përshtaten.
“Nuk duam të japim mesazhin se ndodhemi në të njëjtën situatë kur po reagonim ndaj pandemisë. Asokohe, reagimi duhej të ishte patjetër universal, në mbështetje të të gjithë sektorëve. Tani do ta përdorim klauzolën e shmangies së rregullave për të lehtësuar tranzicionin nga kjo mbështetje universale në një mbështetje më individuale”, tha Paolo Gentiloni, komisioner i BE-së për Ekonominë.
Në të njëjtën kohë, Eurozona përballet me një seri tronditjesh ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve rëndohet nga konflikti, shoqëruar me izolimin e Kinës në kuadër të politikës “Zero-COVID”.
A mund të çojë kjo drejt një recesioni?
Gentiloni thotë se situata nuk është aq e rëndë, por rreziqet mbeten.
“Nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten dhe nëse do të kemi probleme me furnizimin e energjisë, rreziku për të hyrë në një terren të minuar mund të materializohet. Nuk kemi arritur në këtë pikë dhe mënyra më e mirë për ta shmangur atë është që vendet me borxhe të larta të përdorin burimet e Gjeneratës së Ardhshme të BE-së. Vetëm kështu ato do mund të kenë një politikë fiskale ekspansioniste në këto kohë të vështira”, u shpreh Gentiloni, transmeton Euronews. përcjell Albinfo.ch.
Plani për të zgjatur pezullimin e rregullave fiskale të Eurozonës vjen në kohën kur pritet që presioni inflacionist të detyrojë BQE-në të ngrejë normat e interesit, duke i dhënë fund politikës së lirshme monetare.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









