Lajme
Nis shitja e biletave mujore prej 9 € në Gjermani
Nga ora 08:00 e mëngjesit është hapur mundësia të porositet apo blehet bileta mujore prej vetëm nëntë euro,
Ashtu siç ishte paralajmëruar, shitja e biletave të trenit ka nisur në shtetin gjerman, njofton albinfo.ch.
Nga sot në mënegjes, në orën 08:00, është hapur mundësia të porositet apo të blihet bileta mujore prej vetëm nëntë eurosh, e cila vlen në mbarë vendin.
Thuhet se bilatat mund të blihen në internet, në stacione hekurudhore, në automatë apo thjesht te shoferi i autobusit.
Vlen të theksohet se me këto bileta mujore prej 9 eurosh mund të udhëtohet prej datës 1 qershor.
Kjo mundësi do të jetë në fuqi tre muaj, pra deri në shtator.
Raportohet se me këtë biletë mujore mund të udhëtohet në mbarë vendin, me trena rajonalë dhe me trafikun publik në qytete. Ndërkohë duhet theksuar se bileta nuk mund të përdoren në trenat me distanca të gjata (si për shembull IC , EC , ICE ) dhe autobusë në distanca të gjata. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











