Lajme
Policia përdor plumba gome mbi demonstruesit kundër SVP-së
Policia ishte në terren me një kontigjent të madh dhe ka përdorur plumba gome kundër rreth 30 demonstruesve
Në lidhje me manifestimin “SVP bi de Lüt in Basel”, të shtunën është zhvilluar në Bazel një demonstrim i grupit majtist “Basel Nazifrei”.
Ky grupim e konsidron partinë SVP si ekstremiste dhe prandaj do ta luftojë praninë e saj në Baselstadt.
Policia ishte në terren me një kontigjent të madh dhe ka përdorur plumba gome kundër rreth 30 demonstruesve.
Ka pasur arsye të ndryshme përse atmosfera ishte kaq e ngarkuar, thonë raportuesit e srf.ch: “Ka pasur zëra që e kanë përshkruar qytetin dhe Kantonin e Bazelit (Basel-Stadt) si një zonë pa SVP, transmeton albinfo.ch. Natyrisht, kjo nuk është plotësisht e vërtetë: SVP ka përfaqësues në nivel kantonal. Në nivel kombëtar, nga ana tjetër, deputeti i fundit nga kjo zonë është votuar në vitin 2019.
Përveç kësaj, në Bazel ka kohë që po diskutohet se si sillet policia gjatë demonstratave. “Ajo akuzohet se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për dhunën e krahut të majtë”.
Në Basel-Stadt ka pasur edhe dëme masive në pronë gjatë demonstratës së 1 majit të këtij viti. “Shefi i policisë kishte thënë më pas se ata do të merrnin masa më të ashpra”.
Pastaj nuk duhet harruar se emra të mëdhenj të SVP-së ishin sot në Bazel, me këshilltarin federal Ueli Maurer, këshilltaren kombëtare të SVP-së Magdalena Martullo-Blocher dhe kreun e partisë Marco Chiesa.
Në organizimin e mbajtur nga kjo parti ishin gjithsej rreth 150 persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












