Shqipëria
Shqipëri: Ekonomia do të rritet në vitet 2022-2023, sipas parashikimit të KE-së
Ekonomia shqiptare do të njohë rritje deri në nivelin prej 2.7% gjatë këtij viti. Ndërsa vitin e ardhshëm ajo do të arrijë deri në 3.1%. Këtë parashikim jep Komisioni Evropian për vendin tonë në raportin e tij të Pranverës, publikuar ditën e sotme.
Sipas këtij raporti, ekonomia shqiptare gjendet nën ndikimin e luftës në Ukrainë, edhe pse në mënyrë indirekte, pasi realisht nuk është drejtpërdrejt e ekspozuar ndaj saj apo Rusisë.
“Kostoja e lartë e subvencioneve dhe rritja e mbështetjes sociale që pritet për vitin 2022 do ta vonojnë rënien e konsiderueshme të deficitit, në 2.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, deri në vitin 2023, kur raporti i borxhit është parashikohet të ulet në 70.9% të tij”, pohojnë ekspertët evropianë, mbi ndikimet konkrete që do të ketë kjo luftë te financat tona.
E megjithatë, ata besojnë se ekonomia shqiptare do të shënojë një rritje progresive. Për Komisionin Evropian, faktorët kryesorë që do ta ndihmojnë atë janë dërgesat e emigrantëve, por edhe niveli i shtuar i shërbimeve.
Pa harruar as sektorin e turizmit, për të cilin thuhet se ishte pikërisht rikthimi i tij, i cili e çoi rritjen ekonomike të Shqipërisë deri në nivelin prej 8.5% gjatë vitit të kaluar.
Në fund, Komisioni Evropian nuk përjashton as rrezikun që mund t’i paraqitet ekonomisë vendase nga importi i energjisë elektrike, referuar reshjeve të pakta këtë fillimviti.
“Në këtë rast, do të rritej fatura e importit të energjisë elektrike dhe përveç zgjerimit të deficitit tregtar, mund të mbingarkohej edhe buxheti publik”, pohojnë ekspertët evropianë./Euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











