Lajme
Turqia dhe Finlanda do të takohen për të diskutuar për NATO
Ministrat e Jashtëm të Finlandës dhe Turqisë do të takohen për të diskutuar anëtarësimin e shtetit nordik në NATO.
Turqia ka sinjalizuar më parë se do të donte të diskutonte pranimin e Finlandës në organizatë, përpara se të jepte miratimin, transmeton Telegrafi.
“Jam i sigurt se do të gjejmë një zgjidhje”, tha Pekka Haavisto, ministri i Jashtëm i Finlandës.
Fillimisht u raportua se Turqia do të vërë veton ndaj çdo përpjekjeje të Finlandës ose Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Megjithatë, duke folur për Reuters, zëdhënësi i presidentit turk, Tajip Erdogan, tha se vendi “nuk po e mbyll derën” për këto vende.
Ai shtoi se Turqia po e ngrit çështjen “si një çështje të sigurisë kombëtare” për Turqinë, për shkak të “shumë organizatave terroriste” që janë të pranishme në vendet nordike.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











