Lajme
Zvicër: 60 milionë CHF për popullin e Sirisë
Zvicra sërish në mbështetje për Sirinë, duke premtuar 60 milionë CHF për vitin 2022
Zvicra është zotuar të kontribuojë me 60 milionë CHF në vitin 2022 për të mbështetur popullin e Sirisë dhe rajonit përreth, nevojat humanitare të të cilëve janë më të mëdha se kurrë 11 vjet pas fillimit të konfliktit, shkruan albinfo.ch.
Zvicra e shpalli këtë shumë më 10 maj 2022 në Konferencën e 6-të të Brukselit për Mbështetjen e së Ardhmes së Sirisë dhe Rajonit.
60 milionë CHF të zotuara nga Zvicra do të ndihmojnë në mbrojtjen e popullatës lokale, lehtësimin e aksesit në shërbime dhe përmirësimin e jetesës. Ndihma u drejtohet njerëzve të prekur nga konflikti, përfshirë ata që jetojnë brenda Sirisë dhe në vendet fqinje.
Zvicra ka marrë pjesë në çdo konferrencë të nivelit të lartë të mbajtur që nga viti 2017 për të siguruar një të ardhme më të mirë për Sirinë dhe rajonin. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena











