Lajme
Gjermani, shqiptarët marrin me qira hotelin me 48 dhoma dhe e kthejnë në “shtëpi bari”
Dy shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mariuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro.
Raportohet se dy shqiptarë kanë dalë para një gjykate gjermane për shkak se akuzohen për kultivim kanabisi, transmeton albinfo.ch.
“Aktivitetet e pazakonta” në “Haus Bergmann” në Bismarckstrasse kishin tërhequr vëmendjen e policisë nëntorin e kaluar. Në fund, hetuesit zbuluan 1500 bimë kanabis në një ish-hotel. Sipas mediave gjermane, të arrestuarit janë 32-vjeçari Erblin S. dhe Eugert Q. 21-vjeç.
Thuhet se Vendimi përfundimtar për ta pritet të merret më 1 qershor. Njëri nga të akuzuarit thuhet se e kishte marrë me qira pronën. Më 1 mars 2021, të akuzuarit thuhet se kanë filluar rritjen e bimëve të kanabisit në 15 dhoma të përgatitura posaçërisht. Në fund, plantacioni mësohet se është shtrirë në të 48 dhomat e ish-hotelit. Edhe dhoma e “bowlingu-t” në bodrum thuhet se është shndërruar në “kopsht”.
Nga analiza e bërë, theksohet se nëse do të kishte sukses, shqiptarët do të merrnin mbi 125 kg mariuhanë dhe do të fitonin mbi 1 milion euro.
Ajo që ka shokuar opinionin në Gjermani është se si mund të qëndrojë një plantacion i tillë nën radarin publik për muaj të tërë? Në mes të qendrës së qytetit, i rrethuar nga ndërtesa banimi dhe fqinjë të vëmendshëm?
Kushdo që e njeh skenën, e di se “shtëpitë e barit” drejtohen me shpenzime të mëdha. Vaska dhe dheu për bimët, teknologji e gjerë për ndriçimin dhe ajrosjen – e gjithë kjo mund të ketë kushtuar mijëra euro.
Plantacione të tilla zakonisht operohen në zona komerciale për të shmangur vëmendjen e publikut, por shqiptarët kishin rrezikuar. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili













