Lajme
Vodhën një shtëpi në Glarus, policia zvicerane plagos dy shqiptarë
Tre shqiptarë të dyshuar si të implikuar në vjedhjen e një shtëpi pushimi në Zvicër
Bëhet e ditur nga polica zvicerane se në mbrëmjen e së shtunës dy shqiptarë janë plagosur derisa janë përballur me policinë zvicerane gjatë ikjes, shkruan albinfo.ch.
Sipas burimeve të policisë kantonale të Glarner, thuhet se në orët e mbrëmjes është marrë një telefonat për një vjedhje në një shtëpi pushimi në Glarus (Zurich). Policia doli menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u përball me grabitësit e dyshuar, ndaj të cilëve kanë përdorur edhe armët e zjarrit.
Thuhet se grabitësit e dyshuar, derisa po tentonin të largoheshin me veturë, kanë hasur në postblloqe të policisë, të cilët kanë gjuajtur me armë, duke plagosur dy prej tre shqiptarëve të dyshuar si të implikuar në vjedhje, shkruan tutje albinfo.ch.
Lidhur me ngjarjen thuhet se tre personat tentuan të largohen duke u aksidentuar rreth një kilometër më pas.
Ndërkohë që policia zvicerane njofton se të dyshuarit janë shtetas shqiptarë, pa vendqendrim në Zvicër.
Thuhet se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, derisa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Një tjetër grabitës i dyshuar nuk ka pësuar ndonjë lëndim dhe ai tashmë është arrestuar nga policia. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














