Lajme
Zvicër: Gjenden 500 kilogramë kokainë në thasët e kafes së Nespresso-s
Policia deklaron se kokaina ishte menduar për tregun evropian. Droga nuk ka rënë në kontakt me produktet e kompanisë (kafen)
Në një punishte të kompanisë Nespresso në Zvicër, janë sekuestruar 500 kilogramë kokainë me vlerë rreth 50 milionë franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Punonjësit e kompanisë Nestlé në Romont gjetën një substancë “të panjohur, të bardhë” në thasët e sapodorëzuar me kokrra kafeje, ka njoftuar policia në Kantonin e Friburgut.
Analiza e bërë pastah ka konstatuar se “pluhuri” në fjalë ishte kokainë. Më pas policia ka kontrolluar pesë kontejnerët që janë sjellë në fabrikë me tren atë ditë. Me atë rast ajo ka zbuluar dhe konfiskuar më shumë se 500 kilogramë drogë, shkruan srf.ch.
Kontejnerët dyshohet se kanë ardhur nga Brazili.
Nga policia deklarojnë se ata konsiderojnë se kokaina ishte menduar për tregun evropian, përcjell albinfo.ch. Droga nuk ka rënë në kontakt me produktet e kompanisë (kafen).
(Foto: Kapo Freiburg)
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













