Kosova
Liderët shqiptarë urojnë festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, përcjell albinfo.ch.
“Pas një muaji agjërim, vetëpërmbajtje dhe sakrificë, besimtarët myslimanë sot ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit. Le të marrim të gjithë nga pak nga përditshmëria e muajit të Ramazanit dhe ta bëjmë përditshmëri për tërë vitin. Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë. Vetëpërmbajtja le të na bëjë më të disiplinuar ndaj lakmisë. Sakrifica le të na bëjë më solidarë me njëri-tjetrin. Me urimin dhe shpresën që agjërimi dhe lutjet tuaja janë pranuar, me fat të gjithëve Fitër Bajrami”, ka uruar Kurti përmes Facebook-ut.
Po ashtu, edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Në urimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të Ramazanit karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor.
“Uroj që ky Bajram të kalojë në frymën e solidaritetit, afërsisë dhe zemërgjerësisë, të cilën populli ynë e kultivon ndër shekuj. E kalofshi këtë festë me të afërmit tuaj në paqe e harmoni dhe i ndafshi të mirat me ta, me miqtë dhe fqinjët tuaj. Frymën solidare duhet ta dëshmojmë çdoherë, e posaçërisht në festat si kjo, kur duhet t`ua zgjasim dorën njerëzve në nevojë. Kjo festë është, poashtu mundësi e mirë për forcimin e mirëkuptimit, afërsisë ndërnjerëzore me dëshirën e përbashkët për zhvillimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Me fat Fitër Bajrami!”, thuhet në mesazhin e Presidentes Osmani për festën e Fitër Bajramit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar festën e Fitër Bajramit.Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shpërndarë fotografi nga Xhamia e re në Mullet, me të cilat ka uruar këtë festë, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i tij i plotë: MIRËMËNGJES dhe me pamjet e bukura të Xhamisë së re në Mullet, uroj të gjithë besimtarët myslimanë gëzuar festën e Fitër Bajramit.
Po ashtu, edhe kryeministri i sapozgjedhur i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar festën e Fitër Bajramit, pasi e ka falur atë në Xhaminë e Madhe në Pinjesh të Ulqinit, të hënën.
Me disa pamje të publikuara nga xhamia ku e ka falur namazin e Bajramit, Abazoviqi ka uruar që për këtë festë të mbizotërojnë paqja dhe solidariteti.
“Uroj që Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë ta mirëpresin këtë festë me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot, duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
E-Diaspora
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë 20-vjeçar me origjinë shqiptare është goditur me thikë në gjoks dhe në bark....
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës!
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme