Kosova
Ish-kryeministri italian propozon konfederatën evropiane, me Kosovën brenda saj
Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri socialdemokrat Enrico Letta e sheh një "konfederatë evropiane" si një mënyrë për të mbështetur procesin e afrimit të Ukrainës me BE-në
“Është e drejtë t’u hapen dyert vendeve që ndajnë të njëjtat përpjekje për liri dhe demokraci”, ka thënë sot ish-kryeministri italian, Enrico Letta, sipas mediave italiane, shkruan nachrichten.at/apa.
Letta, kreu i Partisë Demokratike (PD), e cila bashkëqeveris në Romë, mbrojti krijimin e një konfederate evropiane të përbërë nga të gjitha vendet e BE-27, plus: Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova, transmeton albinfo.ch.
Në këtë mënyrë, Ukraina dhe vendet e tjera që presin të anëtarësohen në BE mund të marrin pjesë në jetën publike në Evropë dhe në të njëjtën kohë të vazhdojnë rrugën e anëtarësimit në BE.
Ukraina: Anëtarësimi në BE, i mundshëm vetëm në vitin 2036
“Sipas rregullave aktuale, Ukraina nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në BE deri në vitin 2036. Kjo është në kontrast të plotë me premtimet e dhëna këto ditë dhe pritshmëritë që po rriten. Për të shmangur zhgënjimin, unë paraqes idenë e një konfederate evropiane të përbërë nga 27 anëtarët e BE-së dhe nëntë vendet kandidate për në BE, përfshirë Ukrainën, shkroi Letta në Twitter.
Europa duhet të “reformohet” për t’u bërë më solide. “Është një angazhim historik”, ka thënë tutje Letta, përcjell albinfo.ch. Konfederata, e cila mund të krijohet brenda një viti, do të inkurajojë dialogun politik midis 36 anëtarëve. Mund të bëhet institucioni që do të mundësonte “vendime të përbashkëta”, duke filluar me “mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe promovimin e një modeli të drejtë dhe të qëndrueshëm zhvillimi”.
“Lufta në Ukrainë konfirmon se sa rëndësi ka që të realizohet me sukses zgjerimi”, theksoi kreu i PD-së.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










