Lajme
Zviceranët e “befasuar” nga reagimi i guximshëm i BE-së ndaj Ukrainës
Lufta e Ukrainës ka bashkuar si kurrë më parë kontinentin evropian. Megjithatë, Zvicra ende duhet të gjejë vendin e saj në rolin evropian, njofton albinfo.ch.
Ndërsa njerëzit në Zvicër ende preferojnë të mendojnë për Bashkimin Evropian si një bllok ekonomik, tashmë po mendohet ndryshe. Zvicra po zgjohet me faktin se lufta në Ukrainë e ka bërë BE-në një lojtar të madh gjeopolitik. Swissinfo në analizën e saj, shkruan se Zvicra është me të vertetë e befasuar nga BE-ja, për politiken e saj unike, qëndrimin në këtë situatë, për sanksionet kundër Rusisë që tejkalojnë shumën ekonomike të masave individuale. Madje, Kremlini e quan atë “luftë ekonomike”.
Pandemia nxiti integrimin evropian, ekonomikisht dhe logjistikisht. Tani ka një nxitje të fortë për të punuar së bashku më ngushtë në fushat e mbrojtjes, energjisë dhe politikës së jashtme.
Më e fortë brenda, BE-ja tani duket nga jashtë si çuditërisht e shkathët dhe e vendosur dhe kështu, për herë të parë, me të vërtetë e fuqishme. Kjo e bën atë tërheqës: tre vende – Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia – kanë kërkuar ditë më parë të anëtarësohen në Union. BE premton jo vetëm prosperitet, por edhe siguri.
Vullneti i mirë, por pritshmëri të ndryshme
Çfarë do të thotë kjo për marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Bashkimit Evropian?
Një gjë është e sigurt: Zvicra ka të bëjë me një homolog të rigjallëruar. Zvicra gjithashtu ka të bëjë me një mjedis të ri gjeopolitik, dhe pavarësisht neutralitetit të tij tradicional, vendi alpin është i rrënjosur në Perëndim – politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin vlerash. Edhe ushtarakisht, vendi po afrohet më shumë me NATO-n dhe BE-në përmes partneriteteve të sigurisë.
Nga ana tjetër, marrëdhëniet me BE-në janë pezulluar që kur Zvicra ndërpreu në mënyrë të njëanshme negociatat në maj 2021, në Bruksel.
Pothuajse në të njëjtën kohë me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt, Zvicra nisi bisedimet e reja me BE-në. Kur Berna miratoi të gjitha sanksionet e BE-së, ajo u vlerësua në Bruksel – por pritej gjithashtu si një çështje e natyrshme. Gjithsesi, përfshirja e Zvicrës në turmën e sanksioneve evropiane ia vlente një samit telefonik 15-minutësh mes Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe Ignazio Cassis, i cili mban presidencën e rradhës zvicerane këtë vit. Përpara atyre 15 minutave të kohës së Von der Leyen, Zvicra nuk kishte as akses tek negociatori i BE-së Maros Sefcovic.
Është e diskutueshme nëse kjo do të sjellë ndonjë avantazh në negociatat e ardhshme. Roland Fischer, një parlamentar i Gjelbër Liberal, pret që lufta në Ukrainë të ngadalësojë çdo afrim midis Bernës dhe Brukselit. “BE ka prioritete të tjera tani,” thotë ai. Megjithatë, ai sheh një mundësi, sepse një mirëkuptim më i fortë reciprok është në interes të të dyja palëve.
Nga ana tjetër, Christian Wasserfallen i Partisë Radikale-Liberale të qendrës së djathtë e sheh këtë gjithashtu. “Përballë agresionit rus, Perëndimi ka një interes jetik në mbylljen e radhëve”, thotë ai.
Evropa po përballet me sfida në fronte të shumta, ndaj është koha që BE të heqë dorë nga “manovrimi taktik” me Zvicrën. “Është momenti i duhur për një fillim të ri në marrëdhënien tonë”, argumenton Wasserfallen, duke theksuar se edhe Zvicra duhet të luajë një rol konstruktiv. Ai tregon për referendumin e ardhshëm mbi financimin zviceran për agjencinë evropiane të kufirit Frontex. “Një votë jo do të ishte një sinjal katastrofik në këtë pikë,” thotë ai.
BE-ja pa dyshim dëshiron marrëdhënie të mira me Zvicrën, megjithatë ajo nuk do të jetë e prirur t’i ofrojë Zvicrës një paketë shumë të favorshme – dhe kështu të ngjall xhelozi brenda vetë Unionit. Mënyra e ashpër e kryerjes së negociatave të Brexit-it dhe konfrontimet me Poloninë dhe Hungarinë, janë shembuj të gjallë për Bernën e vetësigurimit të sapogjetur të Komisionit të BE-së.
Kapërcimi i ndarjes midis BE-së dhe pritjeve zvicerane nuk do të jetë e lehtë. Zvicra do të preferonte të negocionte një paketë të re dypalëshe dhe të përcaktonte aksesin në tregun e brendshëm sektor pas sektori. BE, nga ana tjetër, këmbëngul se duhet të ketë një harmonizim dinamik të ligjeve dhe një mekanizëm ligjor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Bashkimi Evropian është treguar shumë më i aftë për të vepruar me vendosmëri dhe më të përgatitur përballë luftës së Ukrainës sesa Zvicra. BE-ja duket më e organizuar dhe e udhëhequr më mirë gjithashtu. Kjo do të thotë se nuk ka vetëm më shumë pushtet, por sovranitet më të madh. Ironikisht, çështjet e sovranitetit kanë qenë një pikë e madhe pengese në marrëdhëniet dypalëshe midis Bernës dhe Brukselit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











