Futboll
Xhaka mund të largohet nga Arsenali
Arsenali po planifikon të bëjë revolucion në ekip në afatin kalimtar të verës.
Mediat britanike raportojnë se janë plot 16 futbollistë që mund të largohen nga “Emirates Stadium” pas vetëm pak muajsh.
“Dailycannon” raporton se edhe Granit Xhaka është në mesin e lojtarëve që mund të largohet nga Londra në fund të këtij sezoni. Futbollisti kosovar së fundmi e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Arsenal derisa të fitojë diçka speciale.
Por, duket se kjo vështirë që do të ndodhë në Londër, andaj përfaqësuesi zviceran mund të lëvizë prej aty. Interesim për Xhakën ka shprehur Roma, pasi atë e do posaçërisht trajneri Jose Mourinho. Arsenali po synon të futet në Top 4 këtë sezon për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Lojtarët e tjerë që mund t’i bëjnë valixhet gati për t’u larguar janë: Bernd Leno, Rob Holding, Cedric, Mohamed Elneny, Nicolas Pepe, Alexandre Lacazette, Eddie Nketiah, Runar Alex Runarsson, Hector Bellerin, Pablo Mari, Konstantinos Mavropanos, Lucas Torreira, Ainsley Maitland-Niles, Matteo Guendouzi e Reiss Nelson.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










