Lajme
Zvicra shënon rekord në prodhimin e vezëve, 1.1 miliardë copë për një vit
Zviceranët konsumuan 1.7 miliardë vezë vitin e kaluar
Të gjitha llojet e pulave bëjnë vezë, por në sasi të ndryshme. Nëse për racat e mishit numri maksimal vjetor i vezëve nuk i kalon 100 copë, atëherë pulat hibride që bëjnë vezë mund të bëjnë deri në 350 vezë në vit.
Edhe shteti i Zvicrës pëgjatë viteve ka rritur numrin e prodhimit të vezëve.
Viti 2021 arriti rekorde të reja, njoftoi në një deklaratë Zyra Federale për Bujqësi, shkruan albinfo.ch.
Zyra Federale për Bujqësi lëshoi një raport se prodhimi vendas u rrit me 7.7% në vitin 2021, në 1.1 miliardë copë dhe pjesa e tregut arriti në 67%.
Thuhet se rritja ka të bëjë kryesisht me vezët me varietete të lira dhe ato organike: krahasuar me vitin 2012, numri i vezëve me varietet të lira është pothuajse trefishuar dhe më shumë se dy herë më shumë vezë organike.
Vlen të theksohet se në total zviceranët konsumuan 1.7 miliardë vezë vitin e kaluar (+ 3.4%), ose 194 vezë për frymë.
Ndërkohë, rritja e kërkesës vjen nga njëra anë e rritjes së popullsisë dhe, nga ana tjetër, e ndryshimit të zakoneve të konsumatorit, thekson Zyra Federale për Bujqësi.
Në krahasim ndërkombëtar, konsumi zviceran është ende i ulët: në Singapor, për shembull, është më shumë se dyfishi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












