Kosova
Rama kërkon nga Scholz liberalizim të vizave për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar sot me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

Në fokus të dikustimit u përmend edhe Kosova. Rama kërkoi që procesi i liberalizimit të vizave të jetë në agjendën e shtetit gjerman.
“Shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj për sa i përket përmbushjes së procesit, të përmbushë dhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, një proces i bllokuar prej vitesh”, u shpreh Rama, transmeton Albinfo.ch.
Ata folën edhe lidhur me nismën Ballkani i Hapur, për të cilën Rama insistoi se është një rijetëzim i procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor për të siguruar lëvizjes e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.
“Procesi i Berlinit është një vizion i rëndësishëm për rajonin tonë. E informova kancelarin dhe për Ballkanin e Hapur, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të përvetësuar Procesin e Berlinit, për të jetësuar në Ballkan lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, tha Rama.
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?