Kosova
Afaristët Shqiptarë të Zvicrës kërkojnë më shumë mbështetje nga Kosova
Në takimin me Grupin Parlamentar Kosovë - Zvicër kanë marrë pjesë kryetarja Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, znj. Merita Pinta me kryetarin e nderit të këtij Rrjeti, Fehmi Fetahun, dhe nënkryetarin, Rexhep Berisha
Këto ditë po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër Grupi i Miqësisë Kosovë-Zvicër i Parlamentit të Kosovës. Deputetët kosovarë në kuadër të këtij Grupi kanë zhvilluar një takim në Konsullatën e Kosovës në Cyrih me kryetaren e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, znj. Merita Pinta, kryetarin e nderit të këtij Rrjeti, afaristin e njohur, Fehmi Fetahun, dhe nënkryetarin, Rexhep Berisha.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë- Zvicër, deputetja Jeta Statovci, ka njoftuar në këtë takim krerët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër për vizitën e tyre në Zvicër dhe për takimin me grupin homolog nga radhët e Parlamentit të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Statovci ka bërë të ditur se në takimin me homologët zviceranë është biseduar për marrëveshjen e tregtisë së lirë në mes vendeve te EFTA-s dhe Kosovës.
“Kosova është vendi i vetëm që nuk është pjesë e kësaj marrëveshje. Ne kemi kërkuar të formohet sa më parë grupi negociator nga ana EFTA-s”, tha deputetja Statocvci duke bërë të ditur se kanë biseduar edhe për sistemin dual zviceran të arsimit.
“Sa u përket objektivave dhe synimeve të shtetit të Kosovës, sidomos në raport me Këshillin e Evropës është bërë i qartë pozicioni pozitiv i Zvicrës në këtë aspekt”, tha Statovci.
Ajo më tutje, duke vlerësuar kontributin e madh të diasporës për Kosovën, ka dhënë shifra konkrete të këtij kontributi. “Vitin e kaluar remitencat që ka marrë Kosova nga diaspora kapin shumën prej 2 miliard eurosh ndërsa i gjithë buxheti i Kosovës është 2.7 miliardë euro. 1.5 miliard ishin dërgesa direkte ndërsa të tjerat në forma të ndryshme gjatë viziatave të müergimtarëve”, ka bërë te ditur Statovci duke kërkuar nga afaristët shqiptarë në Zvicër që ta kanalizojnë këto mjete në investime direkte.
Kryetarja e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Merita Pinta dhe kryetari i nderit, Fehmi Fetahi, në bashkëbisedim me mysafirët kanë ngritur shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë.
“Institucionet kosovare duhet të punojnë më shumë në drejtim të rekrutimit të fuqisë punëtore me anë të shkollave profesionale”, tha afaristi Fehmi Fetahu duke potencuar shpërputhjen e madhe të nevojave të tregut me fuqinë punëtore në Kosovë.
Fetahi thotë se të njëjtin e problem e ka edhe në kompleksin turistik në Gjilan “Vali Ranch”.
Kryetarja e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Merita Pinta, ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë të gjithë eksperiencën zvicerane për të sjellë investime në shkollimin dual në Kosovë, shkruan albinfo.ch. Po ashtu Pinta tha se zviceranët janë të interesuar për të investuar në shtëpitë për të moshuarit.
Nënkryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare të Zvicrës, Rexhep Berisha, importuesi më i madh i produkteve kosovare në Zvicër, ka kërkuar nga deputetët nga Kosova që të angazhohen për të hequr barrierat tregtare për disa prodhime eksporti dhe importi të mallrave mes dy vendeve, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet pa pengesa sikur me vendet tjera.
“Me gjithë komunitetin e madh shqiptar në Zvicër dhe domosdoshmërinë për importimin e produkteve kosovare, ende duhet të doganohen shumica prej produkteve, gjë të cilën nuk e bëjnë shtetet tjera si Maqedonia e Veriut. Krejt kjo e imponon rritjet e çmimit në treg”, tha afaristi Berisha duke kërkuar përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes për tregti të lirë me Zvicrën.
Sido që të jetë Kosova ka bilanc pozitiv tregtar me Zvicrën. Eksportet e mallrave në vitin 2021 arritën në 56 milionë euro; ndersa vlera e mallrave të importuara arrin shifrën prej 31.2 milionë euro, u tha në këtë takim.
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Austri
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi Policia austriake raportohet të ketë arrestuar një 14-vjeçare me origjinë nga Mali i Zi nën dyshimet...
-
A duhet të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak të Austrisë personat me shtetësi të dyfishtë?
-
Rreth 350 biznese nga diaspora dhe Kosova u mblodhen në Prishtinë
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale?
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri