Kinema
Fituesit e çmimeve Oscar, triumfon “CODA”
CODA është filmi, i cili triumfoi në ndarjen e çmimeve Oscar, një event, i cili u rikthye me shumë emocione dhe spektakël.
Ceremonia e 94- e Academy Awards riktheu të tapetin e kuq yjet e kinematografisë për të vlerësuar filmat më të mirë të vitit.
CODA, një shkurtim i frazës Child of deaf adults tregon për sfidat e një familjeje të shurdhër. Një komedi-dramë, CODA është një rikthim në gjuhën angleze i filmit francez të vitit 2014 La Famille Bélier
Fituesit e çmimeve të tjera:
Filmi Dune fitoi 6 çmime Oscar.
Regjisori më i mirë u shpall Jane Campion (Xhejn Kempion) në filmin Power of the dog.
Will Smith u vlerësua aktori më i mirë në filmin The Williams Method. Ai luan rolin e babait të tenisteve Venus dhe Serena Williams.
Smith emocionoi me fjalimin e tij duke u shprehur se dashuria do t’ju detyrojë të bëni gjëra të çmendura, por përveç lotëve, aktori dhuroi edhe të qeshura, duke goditur në skenë aktorin Chris Rock, e cili bëri shaka me bashkëshorten e Smith.
Ndërsa aktorja më e mirë e çmimeve Oscar u shpall Jessica Chastain.
Filmi japonez Drive my car u vlerësua filmi më mirë ndërkombëtar.
Filmi më i mirë i animuar u shpall Encanto, ndërsa skenari më i mirë u vlerësua Belfast.
Në një garë të ngushte me Beyonce, e cila dhuroi spektakël me performancën e saj, trofeun për këngën më të mirë e mori Billie Eillish me No time to die.
Dokumentari më i mirë u vlerësua Summer of Soul
Në ceremoni u shpreh edhe solidariteti me Ukrainën, dhe thirrjet për t’i dhënë fund luftës./Euronews
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













