Lajme
Shqiptarët në “Festën e Pranveres”, në Renens
Forumi FAR bashkë me shoqata të ndryshme të të huajve, çdo vit festojnë Festën e Pranverës. Në mesin e tyre janë edhe shoqatat e shqiptarëve
Më 26 mars në Renens të Zvicrës u festua Dita e Pranverës, ku morën pjesë shumë shoqata të qytaterëve me prejardhje të huaj, të cilat prezantuan kulturën e tyre.
Forumi FAR, bashkë me shoqata të ndryshme të të huajve, me kultura të ndryshme çdo vit festojnë Festën e Pranverës, shkruan albinfo.ch. Në mesin e tyre janë edhe shoqatat e shqiptarëve.
Ka shumë vjet që Festa e Pranverës në Renens është bërë festë me tipare tradicionale, e cila krijon mundësi për të njohur më mirë botën dhe veten.
Kur jemi te pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë festë, SHKA “Teuta”, me koreografin Florim Krasniqi, u prezantua me valle kombëtare dhe me kuzhinën shqiptare. Shoqata “Dona” ka prezantuar ëmbëlsirat shqiptare, kurse “Albania Event” me kryetaren e saj, Aina Hoti, ka bërë prezantimin e turizmit në Shqipëri.
E ftuar speciale ishte Rina Cela Grasset, përkthyese e librave shqip – frëngjisht, nga Lyoni i Francës. Një tjetër kontribuuese në këto stenda ishte dhe poetja Fatime Kalimashi, me specialitete shqiptare dhe me librat e saj.
Liridona Smakiqi, kryetare e shoqatës “Dona”, tregon për albinfo.ch rreth prezantimit të kulturës shqiptare në këtë festë, dhe qëllimet e shoqatës.
E pyetur për pjesëmarrjen në këtë manifestim, ajo thotë se është viti i katërt që shoqata “Dona” është pjesëmarrëse e rregullt. “Që nga viti 2018 që kemi filluar dhe jemi prezantuar rregullisht si shoqatë, me valle dhe me staf”.
Ndërsa duke folur për Forumin e shoqatave FAR, znj. Smakiqi thotë se ka rreth 50 shoqata të anëtarësuara. Janë shoqata që marrin pjesë në shumë organizime, disa këtu, disa edhe në organizime të tjera.
Por, cilat janë qëllimet dhe aktivitetet e shoqatës “Dona”?
“Shoqata jonë është regjistruar në vitin 2017. Nga viti 2018 shoqata “Dona” ka qenë pjesëmarrëse në çdo organizim. Qëllimi i saj ka qenë që komuniteti shqiptar të përfaqësohet denjësisht në këto organizime, të prezantohet si komunitet, por në veçanti dëshirojmë që ne gratë të jemi pjesë e këtyre organizimeve, të jemi zë kuptimplotë në jetën sociale. Ky është dhe një nga qëllimet tona kryesore në këto organizime, pra integrimi i grave.
Në vitin 2019 kemi mundësuar një vend takimi për gratë. Ka pasur një pjesëmarrje të gjerë dhe ka pasur një organizim shumë të mirë, ku kanë marrë pjesë gra jo vetëm të komunitetit shqiptar dhe kjo na ka gëzuar shumë. Ka qenë si nismë në qëllimin tonë që gratë të marrin pjesë dhe të integrohen në mënyra të ndryshme në aktivitete në jetën sociale, thotë ajo për albinfo.ch. Që gratë të ndihen të plotësuara në pikëpamjen identitare sa edhe të përfaqësimit, sa edhe të japin kontributet e tyre në komunitet.
Liridona Smakiqi është aktiviste në Partinë Socialiste (PS) të Zvicrës. “Jam edhe socialiste dhe merrem gjithashtu shumë me aktivitete të ndryshme. Ndryshe nga ata që e shikojnë politikanen vetëm në staturën e diskursit dhe zhargonit politik, unë kam dëshirë të merrem me aktivitetet sociale për komunitetin tim, dua të jap diçka për ta zhvilluar atë. Për momentin, unë jam më shumë si aktiviste e më pas dëshiroj të jem politikane, pra si ushtare e këtij shteti, të kontribuoj sa më shumë për të.
Autore: Zamira Bytyqi
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?