Lajme
Dorëhiqet guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, Putin e mban me ‘zor’ në post
Elvira Nabiullina u nominua për një mandat të ri pesëvjeçar javën e kaluar pavarësisht kërkesës së saj për t’u larguar
Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë u përpoq të jepte dorëheqje nga posti i saj pas agresionit në Ukrainë, por presidenti Vladimir Putin i tha asaj se duhej të qëndronte dhe se nuk e pranon largimin.
Elvira Nabiullina u nominua për një mandat të ri pesëvjeçar javën e kaluar, pavarësisht kërkesës së saj për t’u larguar.
Duke u thirrur në burime të sigurta, Bloomberg shkruan se largimi i saj tani do të shihej si një tradhti ndaj presidentit rus. Ajo ka punuar së bashku me Putinin për gati dy dekada.
58-vjeçarja nuk ka komentuar publikisht riemërimin e saj dhe nuk u është përgjigjur pretendimeve të Bloombergut.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











