Maqedonia
Regjistrohen 214 raste të reja ne Maqedoni, humbin jetën 8 pacientë
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.133 testime janë regjistruar 214 raste të reja me koronavirus.
Prej rasteve të reja 135 janë në Shkup, Manastir 20, Prilep dhe Ohër 10, Kavadar 8, Strumicë 7, Kumanovë 5, Koçani 4, Tetovë, Veles, Kërçovë dhe Gjevgjeli 2 dhe nga 1 në Dibër, Shtip, Resnjë, Negotinë, Kriva Pallanka, Vallandovë dhe Vinicë.
Nga MSH theksojnë se nga gjithsej 214 raste të reja, 33 prej tyre janë riinfektime.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 96 pacientë të shëruar dhe 8 të tjerë kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 303.354 raste, ndërsa prej tyre 292.048 janë shëruar dhe 9.180 persona kanë humbur jetën.
Momentalisht në Maqedoni ka 2.126 raste aktive.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













