Lajme
Konflikti në Ukrainë hap mundësi diplomatike dhe energjetike për Katarin
Pushtimi rus i Ukrainës ka hapur mundësi diplomatike dhe komerciale për eksportuesin e gazit, Katarin, për të zgjeruar shitjet e energjisë në Perëndim dhe për të forcuar aleancën e tij me Uashingtonin, në kohën kur tashmë po vërehen tensionet e SHBA-së me shtetet e tjera arabe të Gjirit.
Katari ka patur një qëndrim kryesisht neutral ndaj konfliktit, por ndërsa po përpiqet të shmangë animet ndaj palëve, ai ka sinjalizuar se mund të ofrojë ndihmë të rëndësishme politike dhe ekonomike për partnerët perëndimorë.
Në kohën kur shumë importues evropianë të energjisë po kërkojnë urgjentisht mënyra për të lehtësuar varësinë e tyre të madhe nga Rusia, Katari ka thënë se në të ardhmen mund të ofrojë më shumë gaz për Evropën.
Në anën tjetër, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk i kanë përfillur thirrjet perëndimore për një rritje të shpejtë të prodhimit të naftës për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës së papërpunuar të shkaktuar nga konflikti në Ukrainë.
Këto dy fuqi kryesore arabe të Gjirit, të cilat kërkuan për vite të tëra të izolonin Katarin, vietev të fundit kanë patur marrëdhënie të tensionuara me Uashingtonin, ku arsyeja ishte pjesërisht për shkak të shqetësimeve rreth angazhimeve të sigurisë së SHBA-së ndaj partnerëve të saj arabë të Gjirit.
Ndërkohë Katari, vendi në të cilin ndodhet baza më e madhe ajrore e SHBA-së në Lindjen e Mesme, muajin e kaluar u cilësua si aleat i madh Shteteve të Bashkuara – një status që as Emiratet e Bashkuara Arabe dhe as Arabia Saudite nuk e kanë patur ndonjëherë.
Katari ka kërkuar të luajë një rol gjatë bisedimeve bërthamore të Iranit dhe ka përcjellë mesazhe midis Teheranit dhe Uashingtonit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












