Lajme
Zviceranit i kushtojnë shtrenjtë kartat false të vaksinimit
Tani ai është dënuar me një gjobë të kushtëzuar prej 80 tarifash nga 140 CHF në ditë (gjithsej 11,200 CHF) dhe një gjobë prej 500 CHF për falsifikim dokumentesh
Një person nga kantoni St. Gallen u dënua me urdhër penal për falsifikim dokumentesh. Ai kishte blerë karta false vaksinimi për veten dhe gruan e tij për të marrë certifikatat e Covid, transmeton albinfo.ch. Në një stacion testimi për Covid, atij i qe afruar një i panjohur dhe e kishte pyetur nëse donte të blinte një kartë vaksinimi.
Ndërsa gruaja e tij e kishte refuzuar këtë ofertë, burri i saj kishte rënë dakord. Ai kishte bërë një “pazar” me burrin e panjohur që do të merrte dy karta vaksinimi për 300 CHF secilën.
Sipas marrëveshjes, ai ka futur 600 franga në kutinë e tij postare disa ditë më vonë, ku një person i panjohur ka depozituar dy karta ndërkombëtare të vaksinimit dhe ka marrë paratë me vete, shkruan 20minuten.ch. Këto ishin kartat ndërkombëtare të vaksinimit të zbrtazëta, në të cilat ishte shkruar se është realizuar një vaksinim kundër Covidit në gusht dhe një tjetër në shtator 2021. Me sa duket këto karta janë krijuar në Berlin.
Me këto karta vaksinimi, ai mund të merrte certifikatën Covid 19 të lëshuar nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, gjë që edhe kishte ndodhur.
Por në fund, në dhjetor, ai megjithatë kishte hequr dorë, gjegjësisht ishte vetëdenoncuar, përcjell albinfo.ch. Kështu tani është dënuar me një gjobë të kushtëzuar prej 80 tarifash nga 140 CHF në ditë (gjithsej 11,200 CHF) dhe një gjobë prej 500 CHF për falsifikim dokumentesh.
Përveç kësaj, ai duhet të mbulojë edhe shpenzimet procedurale, të cilat arrijnë në 450 franga shtesë. Kundër këtij urdhri penal mund të bëhet ankesë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












