Kosova
Zvicra mbështet fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore në Kosovë
Zvicra inkurajon integrimin e grave në tregun e punës në Kosovë.
Zvicra është e përkushtuar për fuqizimin e grave dhe barazinë gjinore në përputhje me qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të këtij angazhimi, Zvicra inkurajon integrimin e grave në tregun e punës në Kosovë.
Në tregun kosovar të punës gratë ende kanë një shkallë shumë të ulët të përfaqësimit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme për Zvicrën që grave t’ua lehtësojë qasjen në tregun e punës dhe t’i promovojë ato vazhdimisht. Rreth 60% e grave të punësuara janë aktive në tregtinë me pakicë. Për këtë arsye Zvicra e mbështet këtë sektor në përpunimin e ofertave për trajnime të mëtutjeshme për menaxhmentin e mesëm, në mënyrë që të përmirësohen shanset e grave për pozita më të larta.
“Ne gjithashtu po e mbështesim trajnimin e 700 grave në sektorin e ëmbëlsirave dhe bukës, në mënyrë që ato të mund të hapin ose të zgjerojnë një biznes. Gratë po mbështeten edhe në sektorin bujqësor, siç është prodhimi i bimëve shëruese dhe aromatike. Si rezultat i mbështetjes zvicerane 1,436 gra kanë gjetur një punë të re në katër vjetët e fundit. Për t’i luftuar paragjykimet dhe stereotipet mbizotëruese në shoqëri, Zvicra ka zhvilluar edhe një fushatë vetëdijesuese për ta promovuar arsimimin e vajzave”, shprehen nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











