Lajme
A mund të mbijetojë BE nëse e ndal në tërësi furnizimin e gazit rus?
“Nuk është e mundur për Bashkimin Europian që të ndërpresë krejtësisht furnizimin me naftë dhe gaz nga Rusia”. Kështu është shprehur kryeministri i Holandës, Mark Rutte.
Në një konferencë me homologun e tij francez, Rutte shtoi: “Duhet të diskutojmë dobësinë tonë në lidhje me varësinë që kemi nga nafta dhe gazi rus. Nuk jam dakord që ta ndërpresim plotësisht furnizimin menjëherë”, shkruan Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Të martën, Bashkimi Europian njoftoi planin për të ndërprerë importin e gazit nga Rusia me 2/3 këtë vit dhe ta ndërpresë 100% përpara vitit 2030.
Rutte nënvizoi gjithashtu se sanksionet ndaj Rusisë kanë për shënjestër lidershipin e saj dhe jo popullin rus.
Ditën e djeshme SHBA vendosi embargo totale ndaj naftës, gazit dhe qymyrit të Rusisë. Njoftimi erdhi nga presidenti Joe Biden, i cili foli për kostot që kjo do të sjellë për qytetarët e vendit të tij. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideroi sanksionet ndaj sektorit energjetik rus si një goditje kundër makinerisë së luftës të Moskës dhe një kosto që duhet paguar për të mbrojtur lirinë.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar parashikon që të ndërpresë importin e naftës ruse deri në fund të vitit 2022. Periudha e tranzicionit do të përdoret për t’u dhënë kohë tregjeve, bizneseve dhe zinxhirit furnizues që të gjejë burime zëvendësuese.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











