Lajme
Çfarë ndodh nëse humb Putini?
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duket se ka bërë një gabim strategjik me pushtimin e Ukrainës. Jo më pak duket se ka gabuar dhe në taktikën ushtarake.
Putin minimalisht do ta ketë të pamundur që ta fitojë këtë luftë në termat e preferuara të tij. Ndërkohë, ka disa rrugë se si ai mund ta humbë atë.
Presidenti rus mund të çojë ushtrinë drejt një kostoje të madhe dhe dobësim, duke ulur moralin e ushtarëve, konsumuar burimet dhe duke mos marrë asgjë në këmbim përveç zhytjes së vendit në varfëri e kaos.
Skenari më i keq për Putin është se nga degradimi gradual i ekonomisë së Rusisë dhe rritjen e izolimit të saj, do të humbasë mbështetjen e popullit rus dhe elitës politike.
Basti i tij me Ukrainën ngjan me një përpjekje për të rikthyer imperializimin rus, por duke vënë në rrezik fundin e Perandorisë ruse.
Cari i fundit rus, Nikolas II, humbi luftën kundër Japonisë në 1905. Më vonë ai ra viktimë e Revolucionit Bolshevik, duke humbur jo vetëm kurorën por edhe jetën. Mësimi nga historia është se liderët autokratë nuk mbeten të tillë pasi humbin luftën, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Putin rrezikon që ta humbasë edhe në fushën e betejës luftën në Ukrainë edhe pse ushtria e Ukrainës nuk do të jetë në gjendje për të zmbrapsur atë, pasi diferenca në numra dhe forcë është e madhe, pa llogaritur armët nukleare.
Putin duket se do ta ketë shumë të vështirë që të arrijë qëllimin për të instaluar një qeveri kukull në Ukrainë edhe në rast se arrin ta pushtojë atë.
Për analogji është rasti i luftës së Algjerisë 1954-62, e cila edhe pse përballë një superfuqie ushtarake si Franca, arriti të gjente rrugën për ta mposhtur si dhe dobësuar mbështetjen në Paris pro luftës.
Në fjalimin e tij për Ukrainën, Putin foli si të ishte në mesin e shekullit XX. Ai shqetësohej për nacionalizmin gjermanofil në Ukrainën e 1940-s.
Duke e cilësuar Ukrainën si naziste, ai foli për qëllimin e ndërhyrjes ushtarake që ishte denazistizimi, në një kohë kur në Kiev nuk ka elementë të të djathtës ekstreme.
Sanksionet e SHBA dhe BE ndaj Rusisë do ta veçojnë këtë vend nga ekonomia globale. Investimet e huaja do të bien. Tregjet do të mbyllen, përfshirë dhe shitja e gazit dhe naftës që deri tani ka qenë pika kyçe e Putinit për modernizimin e ekonomisë ruse. Biznesmenët dhe talentet do të largohen.
Një arsye tjetër për dështimin e Putinit në Ukrainë është publiku rus. Politika e tij e jashtme ka qenë shumë popullore. Në Rusi, aneksimi i Krimesë mori shumë mbështetje, ndërsa e kundërta po ndodh tani.
Pasojat e humbjes së Rusisë në Ukrainë do të sjellin sfidë të madhe për Evropën dhe SHBA për të rindërtuar Ukrainën me qëllim anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.
Nëse Putini në fund do të arrijë ta fitojë luftën, Rusia do të bëhet një shtet i përjashtuar në arenën ndërkombëtare.
Nëse Putini humb; Rusia rrezikon të kthehen në një diktaturë me ushtri nukleare ose në rastin më pozitiv mund të integrohet në Evropë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











