Lajme
Mali i Zi e shpall persona non-grata dhe dëbon një diplomat rus
Bëhet e ditur se Ministria malazeze e Punëve të Jashtme e ka shpallur persona non grata diplomatin e Ambasadës së Federatës Ruse të akredituar në vend, përcjell albinfo.ch.
MPJ, diplomati duhet ta lëshoj vendin brenda 72 orëve. “Ambasadorit të Federatës Ruse i është dorëzuar një notë zyrtare për këtë vendim [shpallja persona non-grata], i cili përcakton afatin prej 72 orësh për t’u larguar nga territori i vendit. Arsyeja e këtij vendimi është bërë sipas vlerësimeve të organeve përkatëse të sigurisë”.
Vlen të theksohet se MPJ nuk ka deklaruar se në çfarë aktivitetesh është përfshirë diplomati rus, e as Ambasada nuk ka bërë të ditur detajet për këtë rast.
Dëbimit të diplomatit rus i ka paraprirë takimi i nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, Strahinja Bulajiq me agjentët e inteligjencës ruse Viktor Antipin dhe Aleksandër Perishov në një restorant në Danilovgrad.
Bulajiq i përket Frontit Demokratik (DF), një aleancë pro-serbe, qëllimet politike të së cilës janë heqja e sanksioneve ndaj Rusisë të vendosura nga Mali i Zi pas aneksimit të Krimesë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. DF gjithashtu është një kundërshtare e anëtarësimit të Malit të Zi në aleancën e NATO-s.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











