Lajme
Viola von Cramon: Protesta në Serbi pro agresionit rus, irrituese dhe të tmerrshme
Lidhur me protestat serbe proruse, deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën, Viola von Cramon, e ka quajtur irrituese dhe të tmerrshme protestën e djeshme në Serbi për të përkrahur agresionin rus në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për medie, në ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë, von Cramon tha se pezullimi i Rusisë në Këshillin e Evropës është mundësi e mirë për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë multilaterale.
“Po, është mundësi e mirë për të dëshmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për t’u bërë anëtarë e Këshillit të Evropës, meqenëse edhe Rusia është e pezulluar në këtë organizatë”, tha ajo.
Megjithatë nuk shpreson për anëtarësim të Kosovës në BE dhe NATO me procedura të përshpejtuara, pas agresionit rus në Ukrainë.
“Nuk shoh asnjë procedurë të përshpejtuar sa i përket anëtarësimit. Duhet kaluar në proces bukur të vështirë të reformave”, tha ajo.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











