Lajme
Sot zhvillohet raundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi
Raportohet se asnjë nga palët nuk konfirmoi vendin ku do të zhvillohen bisedimet dhe brenda disa orësh dhanë versione të ndryshme.
Një delegacion ukrainas shkoi për në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë, pasi të enjten në mëngjes nis raundi i dytë i bisedimeve të paqes ruso-ukrainase.
Negociatori rus, Vladimir Medinsky, tha se në tryezë do të bisedohet edhe për një armëpushim.
“Delegacioni ukrainas është larguar nga Kievi. Ne presim që ata të jenë këtu të enjten në mëngjes”, tha Medinski.
Sipas Medinskit, të dyja palët kanë zgjedhur bashkërisht një vend pranë kufirit polak. Ushtria ruse do të krijojë një “korridor të përshtatshëm sigurie”, tha ai.
Delegacioni ukrainas po shkon në bisedime me Rusinë, të cilat pritet të zhvillohen në Belovezhskaya Pushcha, tha dhe Interfax-Ukraine, duke cituar zyrën e Presidentit të Ukrainës.
Sakaq sot në mëngjes u njoftua nga pala ukrainase se negociatat me Federatën Ruse do të zhvillohen, por jo në Belovezhskaya Pushcha në Bjellorusi, por në një vend tjetër. Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i delegacionit ukrainas, David Arakhamia.
“Informacionet për bisedimet në Belovezhskaya Pushcha nuk janë të vërteta. Do të ketë vërtet bisedime, por vendi është ndryshe. Të gjitha detajet do të vijnë më vonë”, shkroi ai në Facebook.
Interfax tha të enjten se bisedimet do të zhvillohen në rajonin e Brestit, në Bjellorusi.
Më herët, pjesëmarrja e Ukrainës në raundin tjetër të bisedimeve u konfirmua nga kreu i partisë “Shërbëtori i Popullit” në Verkhovna, Rada David Arahamiya.
Raundi i parë u zhvillua më 28 shkurt. Më pas, sipas këshilltarit të kreut të zyrës së Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak, “palët kanë identifikuar një sërë temash prioritare, për të cilat janë përshkruar vendime të caktuara”.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












