Lajme
Rritet numri i refugjatëve nga Ukraina në Zvicër
Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin, numri është në rritje, ndonëse numri i saktë i personave që kanë hyrë në vend që nga shpërthimi i luftës, në fakt nuk është i qartë
Që nga fillimi i agresionit rus të enjten e kaluar, rreth 150 persona nga Ukraina janë regjistruar në qendrat federale të azilit. Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) i ka treguar Keystone-ATS se numri i regjistrimeve është në rritje. Megjithatë, nuk është ende e mundur të përcaktohet se sa ukrainas kanë hyrë në të vërtetë në Zvicër që nga shpërthimi i luftës. Kjo për shkak se refugjatët mund të hyjnë në zonën Shengen, e për rrjedhojë edhe në Zvicër, pa vizë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Duke ikur nga lufta
Njerëzit që ikin nga ngjarjet e luftës mund të gjejnë strehim tek individët privatë. SEM është në bisedime me kantonet dhe organizatat joqeveritare për të koordinuar mbështetjen për ukrainasit që mbërrijnë në Zvicër, tha zëdhënësi i SEM, Daniel Bach.
Zviceranët janë të gatshëm të mirëpresin privatisht
Në platformën online Campax, 6,613 familje zvicerane kishin shprehur gatishmërinë për të mirëpritur refugjatët në shtëpitë e tyre, për një total prej 15,904 shtretërish. Organizata zvicerane Campax zhvillon fushatat e veta mbi temat e zgjedhjes së saj dhe mbështet individët dhe organizatat e tjera në zbatimin e kërkesave të tyre, thuhet në faqen e saj në internet, përcjell tutje albinfo.ch.
Mbrojtja e të paktën 10,000 refugjatëve
Në të njëjtën platformë, 21,000 njerëz nënshkruan një letër të hapur drejtuar kreut të Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë, Karin Keller-Sutter, duke kërkuar që 10,000 refugjatë t’u jepet mbrojtje. Nga ana e saj, revista Beobachter ka krijuar një linjë falas ku mund të bëhen pyetje në lidhje me pritjen e refugjatëve.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











