Lajme
Von der Leyen: Ukraina i takon BE-së
Von der Leyen: Ukraina i takon BE-së, ata janë prej nesh dhe ne i duam ata
Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe blloku do të donte ta shihte atë si pjesë të tij, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për televizionin Euronew, përcjell albinfo.ch.
“Në të vërtetë, me kalimin e kohës, ata na përkasin neve. Ata janë një prej nesh dhe ne i duam ata”, tha von der Leyen.
Komentet pasojnë një votim historik të 27 vendeve të BE-së, për furnizimin me armë të Ukrainës.
Ukraina është nën pushtimin e plotë të forcave ruse qysh më 24 shkurt.
Shteti rus kundërshton integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ukraina në NATO do të ishte “kërcënim ekzistencial” për Rusinë, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin.
Kur ka dhënë urdhrin për pushtim, Putin ka thënë se ka autorizuar “një operacion të posaçëm ushtarak” për të “çmilitarizuar” Ukrainën.
Paraprakisht, ai i ka shpallur të pavarura dy rajone separatiste në lindje të Ukrainës.
Në vitin 2014, Rusia ka aneksuar edhe Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe ka nxitur lëvizjen separatiste në Ukrainën lindore.
Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











