Lajme
Mbi 500 mijë vetë janë larguar nga Ukraina
Raportohet se më shumë se 500 mijë persona kanë lëshuar Ukrainën që nga fillimi i invazionit rus të enjten e kaluar, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, autoritetet kufitare në Poloni konfirmuan se vetëm në territorin e tyre nga Ukraina kanë hyrë mbi 156 mijë persona.
Pjesa tjetër strehimin e ka kërkuar në vendet e tjera fqinje, si në Moldavi, Hungari, Rumani e Sllovaki. Sipas UNHCR-së, më shumë se 100,000 njerëz janë zhvendosur tani për tani brenda Ukrainës.
Thuhet se edhe Bashkimi Evropian ka rënë dakord në mënyrë unanime për të pranuar refugjatë ukrainas deri në tre vjet pa u kërkuar atyre që të aplikojnë fillimisht për azil.
Rreth 18 milionë ukrainas pritet të preken nga konflikti në aspektin humanitar dhe rreth katër milionë të ikin nga vendi, tha Komisionari për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













