Lajme
Gjermania nuk humb kohë, synon të reduktojë varësinë nga gazi rus
Klienti më i madh i Rusisë
Zyrtarisht shteti gjeraman do të ndërtojë dy terminale të gazit natyror të lëngshëm (LNG), tha të dielën kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke u zotuar të bëjë më shumë për të mbrojtur furnizimin me energji të Gjermanisë dhe teksa duket të reduktojë varësinë e saj nga gazi rus, shkruan albinfo.ch.
“Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur furnizimin me energji të vendit tonë”, tha Scholz duke shtuar “dhe në mënyrë që të mos varemi nga disa furnizues të energjisë”.
Duhet theksuar se Gjermania është klienti më i madh i gazit në Rusi. CNN ka raportuar më parë se Evropa mbështetet në Rusi për rreth 35% të gazit të saj natyror, Gjermania mbi 50%. Por me kërcënimin e ndërprerjes së furnizimit pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Gjermania së bashku me vendet e tjera evropiane ka kërkuar të rrisë importet e LNG.
Në fillim të kësaj jave, Gjermania ndaloi certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili mund të dërgonte 55 miliardë metra kub gaz në vit.
Dy terminalet LNG mund të merren edhe me hidrocentralet e gjelbër, sipas kancelarit gjerman.
“Ngjarjet e ditëve dhe javëve të fundit na treguan se një politikë energjetike që shikon nga e ardhmja është vendimtare për klimën dhe ekonominë tonë, por edhe për sigurinë tonë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet t’i japim një shtysë energjive të rinovueshme, sa më shumë të bëjmë. aq më mirë”, tha ai.
Scholz njoftoi gjithashtu se për shkak të çmimeve të larta të energjisë, të rritura nga “lufta e Putinit”, qeveria ra dakord për një paketë për “zbutjen e pagesave të energjisë për pensionistët” dhe “dhënien e shtesave për familjet me të ardhura të ulëta”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










