Lajme
Historia e pilotit ukrainas: ‘Fantazma e Kievit’, që rrëzoi gjashtë aeroplanë rusë
Bëhet e ditur se derisa po vazhdojnë sulmet ruse në Ukrainë, në Twitter është shfaqur një “legjendë urbane”, historia e pilotit ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë.
Piloti tashmë ka marrë nofkën “Fantazma e Kievit”, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij.
Në ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.
Heroi i Ukrainës tani është një “legjendë urbane”, pasi ka pak pilotë të aeroplanëve luftarakë që kanë arritur të shkatërrojnë një numër kaq të madh të fluturakeve të armikut.
Megjithatë, për “Fantazmën e Kievit” që fluturon me MiG-29 po flitet shumë, ai të enjten rrëzoi gjashtë aeroplanë rusë – duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI.
“Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë luftimeve – që është një mision tejet i vështirë.
“Fantazma e Kievit” deri më tani ka rrëzuar dy aeroplanë Su-35, një Su-27, një MiG-29 dhe dy Su-25.
Rreth orës 4:20 të mëngjesit të enjtes në pjesën qendrore të Kievit janë parë copat e aeroplanëve nëpër lagje të ndryshme, e Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka konfirmuar se janë shkatërruar fluturaket ruse.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












