Kosova
Johnson i kujton Putinit Kosovën dhe vdekjen e Millosheviçit në burg, si kriminel lufte
"Pikërisht të njëjtat marrëzira që shiten për bashkimin mistik midis Kosovës dhe Beogradit, janë tani edhe këto midis Kievit dhe Moskës, saktësisht i njëjti agresion dhe mos harroni se Sllobodan Millosheviç vdiq në gjyq"
Kryeministri britanik Boris Johnson ka sinjalizuar se presidenti rus Vladimir Putin mund të përballet me akuza për krime lufte për pushtimin e Ukrainës.
Ai u tha deputetëve në Dhomën e Përfaqësuesve në parlamentin e vendit se “kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm” mund të sillet në gjykatë, transmeton albinfo.ch.
Johnson u tha gjithashtu deputetëve se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për të ngritur një “gjykatë të veçantë ndërkombëtare për krimet e luftës për ata që janë të përfshirë në krimet e luftës në teatrin e Ukrainës”, raporton BBC.
Duke folur në parlament, ish-komandanti i forcave të Kombeve të Bashkuara, Bob Stewart, tha se ai kishte dhënë prova për gjyqet e krimeve të luftës – duke përfshirë këtu edhe rastet ku njerëzit akuzoheshin për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Deputeti konservator për Beckenham tha: “A mund t’i kërkoj (z. Johnson) dhe Dhomës së Përfaqësuesve të pajtohen me mua që çdo rus që vret një ukrainas duhet të kujtojë se një ditë mund të sillet në gjykatë për krime kundër njerëzimit ose gjenocid?”
“Po, dhe jo vetëm çdo luftëtar rus, por kushdo që dërgon një rus në betejë për të vrarë ukrainasit e pafajshëm”, u përgjigj Johnson:
Deputeti laburist Chris Bryant gjithashtu u shpreh se Putin “duhet të sillet në një gjykatë dhe t’i japë fund jetës së tij në burg”, përcjell albinfo.ch. “Kryeministri ka absolutisht të drejtë, ne jemi sjellë pa turp pas Krimesë” tha z. Bryant.
“Ne ishim pa kurriz. Nuk duhet të jemi pa kurriz edhe tani, sepse ato që do të pësojnë në mënyrë të pashmangshme pas kësaj janë ose shtetet baltike, ose një nga anëtarët e NATO-s. Ose ndoshta Suedia apo Finlanda do të ndiejnë zemërimin e Putinit më pas dhe kjo do të kërkojë veprim britanik” tha ai.
“Ai duhet të sillet në gjykatë dhe të përfundojë jetën në burg, apo jo?
Zoti Johnson vuri në dukje se “një nga gjërat më magjepsëse në lidhje me atë që po bën Putin është se sa e afërt është analogjia midis veprimeve të tij dhe atyre të Slobodan Millosheviçit”.
“Pikërisht të njëjtat marrëzira që shiten për bashkimin mistik midis Kosovës dhe Beogradit, janë tani edhe këto midis Kievit dhe Moskës, saktësisht i njëjti agresion dhe mos harroni se Sllobodan Millosheviç vdiq në gjyq” tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich Më 21 nëntor 2025, Cyrihu u bë epiqendra e inovacionit dhe luksit shqiptar, kur Marigona Inc... -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









