Lajme
Kancelari gjerman: Sulmi i Rusisë s’mund të justifikohet në asnjë mënyrë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë, përcjell albinfo.ch.
“Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar. Nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë”, tha Scholz, në një deklaratë të postuar në Twitter.
Duke thënë se Gjermania e dënoi ashpër këtë “vepër të ashpër” të presidentit rus Vladimir Putin, Scholz theksoi se janë në solidaritet me njerëzit në Ukrainë.
Scholz i bëri thirrje Rusisë të përfundojë menjëherë aksionin e saj ushtarak, duke shtuar: “Ne do të jemi në koordinim të ngushtë brenda G7, Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Evropën”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











