Lajme
Shumë vende të BE-së anulojnë fluturimet drejt Ukrainës
Vendimi vjen pas përshkallëzimit të konfliktit dhe frikës nga pushtimi rus
Air France njoftoi ketë të hënë se do të anulojë të gjitha fluturimet e saj për dhe nga Kievi nga e marta si një “masë paraprake”, duke u bërë kështu linja më e fundit që anulon fluturimet në kryeqytetin ukrainas pas paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara se pushtimi rus i Ukrainës është i pashmangshëm.
Më herët edhe Lufthansa e Gjermanisë njoftoi se do të pezullonte fluturimet për ne Kievi dhe në Odessa nga e hënë deri në fund të muajit.
Të premten e kaluar, Air India njoftoi se do të kryejë tre fluturime jashtë Kievit gjatë kësaj jave për të shpëtuar indianët e bllokuar në Ukrainë, me fluturime shtesë të planifikuara për shkak të “kërkesave masive”, raportoi Times of India.
SkyUp Airlines i Ukrainës pezulloi përkohësisht shitjet e biletave më 13 shkurt pasi siguruesit e saj ndaluan mbulimin e avionëve në hapësirën ajrore të Ukrainës, megjithëse SkyUp rifilloi shitjet të nesërmen pas negociatave me siguruesit.
KLM Royal Dutch Airlines njoftoi më 12 shkurt se do të pezullonte për një kohë të pacaktuar fluturimet drejt Ukrainës ose përmes hapësirës ajrore të Ukrainës, duke zgjeruar ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainën lindore dhe Gadishullin e Krimesë që kishte qenë në fuqi që nga viti 2014.
Hapësira ajrore e Ukrainës të mbetet e hapur
Ministri ukrainas i Infrastrukturës ka këmbëngulur që hapësira ajrore e vendit të mbetet e hapur, pavarësisht se ka njoftuar se 10 linja ajrore kanë ndryshuar fluturimet e planifikuara mes tensioneve në rritje me Rusinë.
“Anulimi aktual i fluturimeve nga një numër i linjave ajrore të huaja është diktuar vetëm nga përkeqësimi i informacionit të situatës, dhe jo nga ndryshimet reale në sigurinë e fluturimeve,” tha Oleksander Kubrakov në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se “shteti po punon për të zëvendësuar fluturimet e anuluara” dhe vuri në dukje se transportuesi ajror vendas, Ukraine International Airlines, ka hapur tashmë shitjet e biletave dhe ka rritur kapacitetin e avionëve në fluturime shtesë nga Kievi në Mynih dhe Gjenevë./ Forbes
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











