Lajme
Rrëfimi nga Don Marjani, 14 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës
Don Marjan Marku flet lidhur ‘shpalljen e Pavarësisë’ në qytetin Wil, përkatësisht në Kishën e këtij qyteti zviceran
Më 17 Shkurt 2008, ditën kur në Parlamentin e Kosovës, në Prishtinë, do të bëhej shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në një qytet të vogël në lindje të Zvicrës, në Wil, shqiptarët kishin një “shpallje paralele” të kësaj pavarësie. Në një kishë katolike të Wilit, e ftuar nga Don Marjan Marku, asokohe famullitar dhe drejtues i Misionit Katolik Shqiptar, kishte ardhur mikja e dëshmuar zvicerane e shqiptarëve, Micheline Calmy Rey. Ajo njihej tashmë për “thyerjen e akullit” rreth Pavarësisë së Kosovës. Së paku që nga viti 2005, kryediplomatja e Zvicrës nuk linte rast gjatë aktiviteteve të saj diplomatike pa përmendur domosdonë që Kosova të bëhet shtet i pavarur.
“Micheline Calmy Rey, e kam ftuar më 12 dhjetor 2007, për Krishtlindje mirëpo ajo ka vendosur me ardhur më 17 shkurt në 2008 dhe në fakt ky ka qenë një rast i jashtëzakonshëm, ku saktësisht në ditën e pavarësisë ajo ishte kryetare e shtetit dhe ministreshë. Ajo ishte në meshën tonë, ku ne i kemi shprehur faleminderimin tonë shtetit të Zvicrës dhe personalisht asaj për mbështetjen e gjithë shqiptarëve në Zvicër. Natyrisht se sa herë që e përkujtoj më kthen në kohë, sepse është një datë me shumë emocione, një lindje e re e një shteti dhe populli, është shumë domethënëse”, ka thënë ai, në një intervistë për albinfo.ch.
Tutje Marjani tregon historinë e kësaj date. Pikërisht më 17 shkurt ai e priste Micheline Calmy Rey nga treni, dhe me të zbritur, e pyeti se: A e dini se sot do të shpallet Pavarësia e Kosovës si shtet i pavarur?”.
“Ajo më tha jo nuk e di dhe unë ju drejtova se është një shenjë prej qielli. Andaj ajo edhe në librin e saj “Si e dëshiroj Zvicrën” pikërisht e ka shkruar edhe këtë fjalë se si i ka thënë meshtari ‘kjo është një shenjë prej qielli’. Prandaj gjithë këto ndodhi në atë ditë në meshën e St. Gallen, duke nisur nga ardhja e saj, shpallja e pavarësisë, ishin me të vërtet një shenjë nga qielli”, tha ai.
Don Marjani tregon se në atë ditë gjitha mediat e Zvicrës kanë shkruar për Kosovën dhe kanë cituar fjalën e tij, “faleminderit Zvicër”.
I pyetur nga Albinfo.ch, se a është i kënaqur në këto 14 vite me komunitetin shqiptar në Zvicër, Marjani shprehet se ishte shumë i kënaqur me integrimin e shqiptarëve dhe se nuk janë më ato gjeneratat e para që nuk e kanë ditur mirë as gjuhën.
“Integrimi i tyre në shoqërinë zvicerane dhe kulturën e saj është shumë i mirë dhe nuk mund ta mendoj Zvicrën pa shqiptarë. Prania e shqiptarëve në këtë shtet është edhe pasuri e Zvicrës, e po ashtu me punën e tyre kontribuojnë dhe investojnë në Kosovë”, tha ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë











