Lajme
Numri më i ri i magazinës albinfo.ch i kushtohet përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Numri i ri i magazinës albinfo.ch, i pari për këtë vit, ka ardhur në duart e lexuesve në Zvicër. Ky numër, me një bllok tematik përkatës, i kushtohet kryesisht Ditës së Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkurtit. Në këtë kuadër, për datën më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës dhe të shqiptarëve, u kemi dhënë fjalën personaliteteve të rëndësishme, përfaqësues të shtetit të Kosovës si dhe miqve të shqiptarëve dhe Kosovës, në Zvicër.
Kështu, ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e tij, Sami Ukelli, ka dhënë një intervistë të zgjeruar, ku flet kryesisht për marrëdhënjet Kosovë-Zvicër.
Nga ana zvicerane, kemi marrë editorialet e tre personaliteteve që lidhen me shqiptarët dhe Kosovën. Bëhet fjalë këtu për ish deputetin dhe ish kryetarin e Partiusë së Gjelbër të Zvicrës, Ueli Leuenberger, i njohur prej mbi 30 vitesh si mik i dëshmuar i shqiptarëve, pastaj për bashkëkryetarët e Grupit Zvicër-Kosovë në Parlamentin Zviceran, Doris Fiala (FDP) dhe Cedric Wermuth (SP). Ata, nga pozitat e tyre, japin mendimet e tyre, në raste, edhe kritike, lidhru me zhvillimet aktuale në Kosovë.
Numri më i ri i revistës përmban edhe tema të tjera, nga aktivitetet kulturore, ekonomike e të tjera të bashkatdhetarëve tanë në Zvicër. Këtu hyjnë intervista dhe portrete me artistë të arteve pamore, të filmit, etj.
albinfo.ch mund të sigurohet falas, në shumë pika në të cilat frekuentojnë shqiptarët, në gjithë Zvicrën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital














