Shqipëria
Film gjerman me titull shqip: “Lumturi”, në kërkim të pasurisë së vërtetë”
"Një film për dashurinë, varfërinë, përzemërsinë dhe miqësinë që tregon se paragjykimet për Shqipërinë nuk kanë asnjë lidhje me realitetin në terren"
Prindërit Max dhe Deborah, së bashku me dy fëmijët e tyre Isabella (11) dhe Noah (5), udhëtojnë drejt Shqipërisë me kombibusin e tyre, tranmseton albinfo.ch. Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë. Ata zgjodhën qëllimisht një vend me të ardhura mesatare të ulëta, sepse në mbarë botën 650 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, shumica e të cilëve janë në vende me të ardhura mesatare të larta.
Deborah është një nga ata 650 milionë njerëz, thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar në internet nga openpr.de. Kështu ajo donte të zbulonte se si jetojnë njerëzit që kanë dukshëm më pak, a janë ata më të lumtur, a i vlerësojnë gjërat e rëndësishme në jetë dhe a merren shumë më seriozisht përzemërsia dhe bamirësia sesa në vendin e saj, në Gjermani, sepse zhvillimi social në veçanti ka një ndikim në mirëqenien.
Në filmin e tyre “Lumturi”, ata tregojnë rrugëtimin e tyre për në Shqipëri, sesi atje gjetën dashurinë dhe ngrohtësinë nga njerëzit që vetë kanë shumë pak pasuri materiale dhe kështu treguan se njerëzit që janë të varfër shpesh janë shumë më të pasur në zemër se ata të një vendi të pasur, sikurse , në këtë rast, në Gjermani.
Është një film për dashurinë, varfërinë, përzemërsinë dhe miqësinë që tregon se paragjykimet e shumta që mbizotërojnë në këtë vend për Shqipërinë nuk kanë asnjë lidhje me realitetin në terren. Sepse shumë njerëz në Gjermani ende besojnë se Shqipëria është një destinacion i rrezikshëm udhëtimi, transmeton albinfo.ch. Kështu, Deborah dhe Max janë ballafaquar me këto paragjykime nga rrethi i tyre i të njohurve, të cilët kishin vënë në dyshim planin e tyre të udhëtimit.
Ata qëllimisht e kanë vënë në dispozicion pa pagesë filmin e tyre, sepse gjatë udhëtimit të tyre kishin parë shumë qartë se paratë shpërndahen në mënyrë të pabarabartë në këtë botë, transmeton albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të publikojnë filmin e tyre mbi bazën e dhurimit vullnetar, në mënyrë që secili të vendosë vetë se çfarë vlere ka filmi për ta, bazuar në rrethanat e tyre personale financiare.
Premiera e dokumentarit 90-minutësh të udhëtimit me titull “Lumturi – auf der Suche nach dem wahren Reichtum” (“Lumturi – në kërkim të pasurisë së vërtetë”) do të emetohet më 27 shkurt 2022 në orën 20:00 në kanalin YouTube Constantins Diary.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












