Lajme

Rreth 40 mijë raste të reja me Covid në Zvicër

Në 24 orët e fundit, 39,769 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, njofton albinfo.ch.

Numri i testimeve të kryera është 114.257. BAG raporton gjithashtu 14 vdekje të reja në lidhje me virusin korona. 176 persona të tjerë u shtruan në spital.