Kosova
Masat e reja të Kosovës ndikojnë negativisht te mërgimtarët
Mërgimtarët e pakënaqur me masat e menjëhershme, pa paralajmërime.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar dje masat e reja anti-Covid, të cilat do të hynë në fuqi nga dita e sotme, njofton albinfo.ch.
Një nga masat e reja është edhe kërkesa për dëshmi të vaksinimit anti-Covid, sipas së cilës për të hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës duhet personat të kenë tri doza të vaksinimit,
“2.1 Certifikatën e vaksinimit me tri (3) doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19”, thuhet në vendimin e qeverisë.
E ky vendim i ka goditur mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në Evropë dhe më gjerë.
Fillimisht njoftimi i masave të reja ishte i menjëhershëm dhe parimisht në asnjë vend të botës nuk guxohet të mirren masa të reja dhe të hyjnë në fuqi të nesërmen. Kjo, pasiqë sipas mërgimtarëve të shumtë kanë bërë rezervime të biletave për këtë vikend dhe masat janë pengesë për ta, për kaq pak kohë si njoftim.
U.A. (40 vjeç) thotë për albinfo.ch se të sot në mesditë ka pasur biletën për ardhje nga Mynihu, në Prishtinë. Masat e reja i’a pamundësuan ardhjen, pasiqë që vendimi i kërkon 3 doza vaksine apo edhe test PRC.
Edhe I.A (32 vjeçe) nga Franca shprehet se vendimet për udhëtime të mos ndryshohen sot për nesër, sepse personalisht asaj i duhet kohë për të vepruar, për të bërë teste, pët t’u përgatitur dhe kjo ndikon keq në ardhjen e saj për sot.
Ankesë tjetër është shprehur edhe nga B.R (56 vjeç) nga Gjermania, i cili thotë se të bësh një testë PRC në shtetin gjerman në vikend është super problem, “duhet të presësh së paku 24 orë, apo edhe dy ditë që të marrësh një test PRC në ditët e vikendit në shtetin gjerman”. Rrjedhimisht kjo ka ndikuar për të keq në ardhjen e tij, për shkak të vendimit të shpejtë dhe të paparalajmëruar nga organet e Kosovës.
Platforma mediale Albinfo.ch njofton se masat nuk vlejnë për personat që udhëtojnë me dokumente të Kosovës, por për ata që udhëtojnë me pasaporta të shteteve të tjera.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













