Lajme
Zvicra rekomandon vaksinat përforcuese për adoleshentët nga 12 vjeç
Synohet forcimi i mbrojtjes individuale kundër infeksionit dhe rrjedhës së rëndë të sëmundjes si dhe ngadalësimi i përhapjes së virusit në situatën aktuale epidemike
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) dhe Ekif tani rekomandojnë vaksinime përforcuese për të gjithë të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Përmes kësaj synohet forcimi i mbrojtjes individuale kundër infeksionit dhe rrjedhës së rëndë të sëmundjes si dhe ngadalësimi i përhapjes së virusit në situatën aktuale epidemike, shkruan srf.ch.
Nëse një infeksion shfaqet tek adoleshentët pas dozës së dytë të vaksinimit katër muaj ose më vonë pas përfundimit të imunizimit bazë, nuk rekomandohet vaksinim përforcues, deklaronë BAG dhe Komisioni Federal për Çështjet e Vaksinimit (EKIF) në rekomandimin e tyre, të publikuar premten, transmeton albinfo.ch. Në këtë rast, vetë infeksioni llogaritet si “vaksinim” përforcues.
Për vaksinimin përforcues të të rinjve, rekomandohet vaksina mRNA nga Pfizer/Biontech dhe jo më herët se katër muaj pas përfundimit të imunizimit bazë (pas dy dozave të vaksinimit).
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













