Lajme

Verbier u votua si resorti më i mirë i skive në botë

Resorti Verbier u ngjit në krye të renditjes botërore në garën “World Ski Award 2021”, rezultatet e të cilit u shpallën këtë javë.

Verbier, një destinacion popullor për skiatorët nga Mbretëria e Bashkuar, u zgjodh nga 25 pretendentët ndërkombëtarë që konkurrojnë për titullin, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

“World Ski Awards”, një organizatë që synon të rrisë standardet brenda industrisë së skive, vlerësoi “gati 100 ashensorët dhe më shumë se 400 km pista skish për të gjitha nivelet e ekspertizës”.

Ai shtoi se Verbier “është gjithashtu një parajsë freeride, një domosdoshmëri për skiatorët nga e gjithë bota”.

Verbier mundi mbajtësin e vendit të dytë, Kitzbühel në Austri, si dhe Val Thorens të Francës, i cili ka fituar titullin që nga viti 2016.