Kosova
Ambasadori amerikan: Masakra e Reçakut ishte akt vrasës i qëllimshëm
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Masakra e Reçakut ka qenë akt vrasës i qëllimshëm dhe ishte arsyeja pse SHBA-ja intervenoi në mbrojtje të popullit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Në ceremoninë e 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut, ai e citoi ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Hovenier shtoi se e mban mend shumë mirë 15 janarin e vitit 1999, kur në Reçak u masakruan 45 shqiptarë.
Nga aty ai ka përmendur përpjekjet e Serbisë për ndryshim të së vërtetës dhe mohimin që i bëhet asaj që ka ngjarë 23 vjet më parë.
“Askush të mos harrojë apo të mohojë se çka ndodhi këtu dhe pse aleatët dhe SHBA-ja intervenuan për të mbrojtur popullin e Kosovës. Në përgjigje të këtyre mizorive SHBA-ja, në bashkëpunim me aleatët e NATO-s, vepruan në mbrojtje të civilëve të pambrojtur”.
“Këto qëllime i përfaqësojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë që të gjithë popujt, pa dallim etnie apo feje, meritojnë të jetojnë në liri”.
“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të masakrës së Reçakut dhe për të minimizuar apo keqinterpretuar faktet rreth këtyre mizorive, dëshiroj të jem i qartë siç ka thënë presidenti Clinton atëherë dhe e vërtetojmë sërish tani: ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”.
“Mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin. Paqja dhe drejtësia vinë nga pranimi i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë i drejtësisë”.
Hovenier, ndër të tjera, ka cituar Martin Luter King-un, liderin amerikan për të drejtat e njeriut: “Padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë kudo”.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











