Kosova
Referendumi serb në Kosovë, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Pas zhvillimive të fundit në Kosovë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë me çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë, përcjell albinfo.ch.
DASH ka ripublikuar komunikatën e lëshuar nga QUINT-i, ku thuhet se mbështetet referendumi dhe bëhet thirrje që në të të votojnë të gjithë qytetarët serbë.
Po ashtu, DASH i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e këtij referendumi, për siç thonë ata “ushtrimin e të drejtës së votës nga serbët”.
Thirrja e plotë e Departamentit Amerikan të Shtetit:
Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mirëpresin referendumin e 16 janarit të Serbisë për ndryshimet kushtetuese si një hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e shtetit të së drejtës në vend. Ne besojmë se këto reforma janë një hap përpara drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane dhe do të mbështesin procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.
Ne i kemi inkurajuar të gjithë qytetarët serbë që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote kudo që janë në gjendje të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Vërejmë me keqardhje se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur.
I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që zhbllokon perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












