Lajme
Studim francez: Omicron, më i transmetueshëm se Delta
Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm sesa Delta. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët francezë.
Studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësuar transmetimin e variantit Omicron në Francë. Studimi analizoi 131,478 teste nga 25 tetori deri më 18 dhjetor 2021.
Rezultatet treguan se tek të rinjtë prevalenca e infeksionit me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se ajo e variantit Delta. Në zonat më me rrezik të lartë në Francë, studiuesit zbuluan se numri i infeksioneve me dy variantet u rrit ndjeshëm me kalimin e kohës.
Bazuar në këto gjetje, studiuesit krahasuan infektivitetin e virusit te njerëzit e infektuar me variantin Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë te njerëzit me variantin Delta gjatë një periudhe 21-ditore.
Dhe, diferenca ishte afërsisht 105 për qind.
Omicron u përcaktua një variant “shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Studimet sugjerojnë se Omicron ka më pak gjasa të sëmurë rëndë qytetarët në krahasim me variantet e mëparshme.
Disa testimet kanë sugjeruar se Omicron është në gjendje të pushtojë traktin e sipërm respirator më lehtë se varianti Delta, dhe është më pak efektiv në infektimin e mushkërive. Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin pse është më ngjitës dhe vdekshmëria e tij është më e ulët në krahasim me Delta.
Sidoqoftë, në fillim të kësaj jave, kreu i OBSH-së paralajmëroi kundër përshkrimit të variantit Omicron si një variant “i butë”, pasi në gjithë botën vihet re një rritje e lartë e të infektuarve.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë













