Kosova

Hetohet kompania, dyshohet se mashtronte qytetarët e Kosovës për viza

Kosovarët u mashtruan dhe nga ta u morën mijëra euro kinse për t`u siguruar viza punë në shtetet evropiane

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka nisur hetimet ndaj kompanisë BCD Travel Agency me dyshimin se ka mashtruar shumë qytetarë të Kosovës.

Sipas organit të akuzës, kosovarët u mashtruan dhe nga ta u morën mijëra euro kinse për t`u siguruar viza punë në shtetet evropiane.

Një nga të përfshirët në këtë mashtrim tha se pagoi mbi 5 mijë euro për të e familjen, por nuk udhëtoi asnjëherë për në Suedi.

Ai pret që paratë e humbura t`i kthehen atij dhe mbi 500 qytetarëve që siç thotë ai u mashtruan, raporton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.

Albulena A. nga agjencia BCD Travel, nuk pranoi të flas por vetëm tha shkurt se me këtë temë po merret hetuesia.